Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMeta: Parlamenti të hetojë daljen e anijeve me mbetje të rrezikshme

Meta: Parlamenti të hetojë daljen e anijeve me mbetje të rrezikshme

Ilir Meta nguli këmbë në kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, në lidhje me çështjen e mbetjeve toksike që mendohet se janë transportuar nga një kompani private, me kontejner, përmes Portit të Durrësit, në drejtim të vendeve të tjera. Për këtë situatë, Meta bëri përgjegjës kryeministrin Rama, për të cilin thotë se ka kapur dhe komandon të gjitha institucionet e vendit.

“…Të thuash pastaj që ka dogana të pavarura, apo institucione të tjera, apo porti të jetë një institucion serioz, me integritet të lartë. Diheti vetmi sukses i portit të Durrësit, është rritur 60 herë importi i bananave, apo jo? Kjo është nga Kolumbia. Ky është suksesi më i madh. Kështu dhe këtë import-eksport të mbetjeve toksike, padyshim që janë në nivelet më të larta. Ky është një skandal, që siç e kam thënë.

Ne kërkojmë hetim parlamentar, dhe do t’i kërkojmë deputetëve tanë për t’u bashkuar me deputetët e gjithë opozitës për të bërë një hetim të thellë, dhe për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet prestigjoze ndërkombëtare, që kanë dhënë alarmin për këtë krim të jashtëzakonshmë, që dëmton imazhin e Shqipërisë në botë. Dhe e dyta, që dëmton shumë rëndë imazhin e Shqipërisë si një destinacion turistik i besueshëm.” – tha Meta. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME