Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE Zbardhet qëndrimi i PS-së për mandatin e Olta Xhaçkës

 Zbardhet qëndrimi i PS-së për mandatin e Olta Xhaçkës

Zbardhet qëndrimi i Partisë Socialiste, nëse çështja e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese apo jo. Në raportin e hartuar nga socialistët dhe që  do të votohet të enjten në seancë plenare është përfshirë i gjithë vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila theksoi se “Kuvendi duhet të votojë pro dërgimit në gjykatë të çështjeve të mandatit të një deputeti”, përfshirë edhe rastin Xhaçka. Megjithatë PS e ka lënë të hapur votën e deputetëve. 

“Është seanca plenare si organ vendimarrës i Kuvendit që duhet të vendosë dërgimin e çështjes së papajtueshmërisë së mandatit së deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese”, – shkruhet në raportin e PS duke reflektuar paralajmërimet se mazhoranca nuk do të ketë qëndrim politik për këtë çështje.

Për këtë çështje foli më heret edhe kreu i grupit të PS-së Niko Peleshi që nënvizoi se “do respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese”.

“Ne nuk i diskutojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese si çështje politike. Kjo çështje nuk është në rend dite, nuk është diskutuar sot. Vendimi do lexohet personalisht nga çdo deputet. Nuk ka vendim politik. Do i drejtohemi Komisionit të Venecias, në parim për çdo situatë tjetër që mund të paraqitet në të ardhmen. Të dy raportet apo mendimet nuk kanë diferenca thelbësore, ne jemi përqenderuar te detyrimi që kemi për ta zbatuar vendimin pa komente politike. Këshilli i Legjislacionit, në miratimin e të gjithë anëtarëve, ka kaluar në seancë për votim mocionin”, u shpreh kreu i grupit mazhoritar.

Ndërsa PD-ja në raportin e saj ka shkruar se Kuvendi duhet të votojë pro dërgimit të çështjes së mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese. Të enjten është hera e tretë që parlamenti voton për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Dy herë më radhë PS e rrëzoi kërkesën e opozitës por Gjykata Kushtetuese urdhëroi që deputetët të votojnë pro dërgimit të kësaj çështje në gjykatë. 

Xhaçka akuzohet se gjatë kohës kur mbante detyrën e Ministres së Jashtme, Komiteti i Investimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Më pas, përmes një vendimi qeverie hotelit iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME