Wednesday, December 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGjendet i vdekur në burgjet greke një 37-vjeçar shqiptar

Gjendet i vdekur në burgjet greke një 37-vjeçar shqiptar

Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi. Mediat greke shkruajnë se bashkë me shqiptarin, pa ndjenja në qeli u gjet edhe një i burgosur tjetër grek, 38 vjeç.

Autoritetet e burgut konstatuan se 37-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte dhënë frymën e fundit. Ndërsa greku ishte ende gjallë dhe u dërgua për mjekim në spital.

Policia greke ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe ka urdhëruar kryerjen e një autopsie për të zbardhur shkaqet e vdekjes së të burgosurit shqiptar. Dyshimet janë helmim ose intoksikim nga ndonjë gaz i lëshuar në ambientin e tyre. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME