LIFE STYLE

Meriton Mjekiqi konfirmon ndarjen nga Ilnisa

Meriton Mjekiqi ka konfirmuar për herë të parë ndarjen me Ilnisën.

Në një intervistë për “Prive, moderatori konfirmoi aludimet por refuzoi të zbulonte arsyet e ndarjes.

“Aludimet janë 100% të vërteta, arsyet e ndarjes janë private, i uroj më të mirat Ilnisës, suksese, shëndet.

Është grua e mrekullueshme, nënë e jashtëzakonshme, profesioniste në punën e saj. Hapi për me u nda, pak ka rëndësi. Nuk ka shumë rëndësi, sa ka rëndësi që të jetë mirë dhe në jetën në vazhdim. Janë gjëra shumë private”, tha Meritoni.

Pavarësisht ndarjes, ai theksoi se historia me Ilnisën ka qenë reale.

Ai vijoi, “Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do ndërroja as pikë dhe as presje. Si është pritur nga publiku është e tyre.

Ca të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, ca të tjerë jo. Gjithçka ka qenë reale, kështu ka shkuar, kështu ka rrjedhur e kështu ka qenë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button