Fier – Zjarr ka rënë në tregun e rrobave të përdorura në Fier. Zjarri ka rënë në ambientet e jashtme mbi llamarinat që kanë mbuluiar tregun. Në vendngjarje shkuan 2 mjete zjarrfikse që bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Ekspertë të policisë shkuan për të zbuluar shkaqet e rënies të këtij zjarri që dyshohet se ka rënë nga shkëndija elektrike
Policia
Më datë 19.06.2022, rreth orës 14:35, në një dyqan në vendin e quajtur “Tregu i rrobave të përdorura”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr.
Nuk ka dëme në njerëz.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.