Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMedia italiane/ Ja detaje të tjera nga trafiku i drogës së Agim...

Media italiane/ Ja detaje të tjera nga trafiku i drogës së Agim Kajmakut

Të tjera detaje dalin në drite në lidhje me trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali, ku u arrestua ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku dhe nipi i tij. Ata u kapën 3 javë më parë me 20 kg kanabis, brenda një kamioni me vazo me lule.

‘Ilrestodelcarlino.it’ i ka kushtuar një artikull kësaj veprimtarie kriminale.

ARTIKULLI 
Durrës-Monterubbiano, kokainë ekspres. Mund të tingëllojë si një titull filmi, por është realitet i pastër. Interpoli, Karabinierët dhe policia shqiptare po hetojnë trafikun e drogës, ku disa politikanë shqiptarë dhe në veçanti Agim Kajmaku, ish-kandidati për kryebashkiak të kryeministrit Edi Rama, i cili u arrestua tre javë më parë në Grottammare, së bashku me nipin, pasi u kapën me 20 kg kokainë.

Në pranga kanë përfunduar Edmond Kajmaku, 34 vjeç, banues në Monterubbiano dhe xhaxhai i tij Agim Kajmaku, ish-kryetar i Bashkisë Vorë dhe eksponent i njohur politik shqiptar i Partisë Socialiste. Dy prej tyre aktualisht akuzohen vetëm për trafik droge. Situata është tashmë mjaft e komprometuar dhe se mund të përkeqësohet më tej nëse hipotezat e hetuesve rezultojnë të sakta.

Një plan thuajse perfekt: për të menaxhuar tregun e gjerë të kokainës nga një fshat i izoluar në Marche pranë portit të Ankonës dhe Barit, të gjitha me koordinimin e nipit të politikanit shqiptar, tashmë i zhvendosur në Itali. Mirëpo, diçka nuk shkoi sipas planit pas zbulimit të bërë nga karabinierët brenda vazove me lule nga kompania e luleve, aksionere e së cilës ishte dhe gruaja e Kajmakut. Ditët e fundit janë ushtruar kontrolle të imtësishëm në një kamion të kompanisë shqiptare të luleve në portin e Durrësit dhe ka zbuluar vendet e fshehta ku fshihej lënda narkotike.

Në këtë mënyrë ka dalë në dritë mënyra se si dyshohet se lëviznin qindra kilogramë drogë. Policia shqiptare ka gjetur edhe një llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes së politikanit me dy milionë dollarë, prejardhja e së cilës është nën hetim. Zhvillimet e hetimeve kanë shkaktuar reagimin e opozitës në Shqipëri.

Hetuesit verifikuan gjithashtu se, pesë ditë para sekuestrimit maksi të kokainës, politikani i njohur shqiptar kishte udhëtuar me avion nga Tirana në Ankona. Më pas ai shkoi në Monterubbiano dhe së bashku me nipin e tij lëvizën me një makinë me qira. 34-vjeçari Edmond Kajmaku, nga ana tjetër, para se të arrestohej, jetonte në Monterubbiano dhe më parë kishte qenë drejtor i Ujësjellësit në Shqipëri. Pra dy të padyshuar: një politikan dhe një ish-ekzekutiv i rëndësishëm. Megjithatë, të dy kanë lëvizur kilogramë e kilogramë drogë me gjoja mbështetjen e krimit të organizuar shqiptar. Të gjitha në oazin e qetë të lumtur të Fermanos.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME