Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËVasili: Përse Rama ka kaq frikë nga transmetimi live i mbledhjeve të...

Vasili: Përse Rama ka kaq frikë nga transmetimi live i mbledhjeve të Bordit?!

Bordi i gjobvenesve, që vendos cmimin e naftes, u mblodh 2 here per 24 ore dhe na polli hiçgje vetem 40 leke te vjetra diference nga 265 ne 261leke per liter nafte.

Ne se mbledhjet do te ishin live gjithe njerezia do te shihte e kuptonte se cfare gjobevenie mafioze eshte çmimi i naftes, qe e vendos Bordi ne gjoja mbledhjet-pazar qesharake te tij.

Çudi e madhe vertet!

Ky Rama dashnori i live, qe eshte njeriu histerikisht me i ngjitur pas transmetimit live ne televizione e rrjete sociale ka kaq frike nga live!

Bile eshte bere aq i bezdisur dhe bajat me maninë e tij per live , sa edhe vete pranon, qe mund tu dale njerezve perpara live edhe kur hapin frigoriferin.

Fytyra e tij çfaqet perdite, ore e minute live, ne shetitje idiote, ne mbledhje estrade dhe takime humori budallenjsh apo kur bente edhe si ekspert xherah per pandemine e Covid.

Ndersa po ky i ngjituri kaq fort pas live, kthehet ne bunker dhe nuk guxon per vdekje te transmetoje live mbledhjet e Bordit te tij te Hajduterise.

Ti tranmetoje live per t’ju treguar shqiptareve me transparence se cilen dite u ble nafta, me çfare cmimi, si e llogarisin dhe se si e vendosin cmimin final, qe paguajne qytetaret!

Po perse nuk i transmeton live, Perse trembet kaq shume ky histeriku i live?

Shume e lehte per ta kuptuar.

Sepse do ti dale ne shesh e verteta lakuriqe e vjedhjes, qe u ben shqiptareve cdo dite me naften si dhe te gjithe do kuptojne me emer e mbiemer te gjithe bashkehajdutet e popullit!!

Nje e vertete eshte e palekundur.

Atje ku qeverite jane serioze si ne Maqedoni,Mal te Zi, Kosove e Hungari cmimi i naftes eshte shume me i ulet.

Ndersa ketu ku qeverisin gjobvenesat e Bordit Qeveri-Oligarki çmimi eshte tmerr i vertete dhe Shqiperia eshte nder dhjete vendet me cmimin me te larte ne bote!!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME