Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShefat nxjerrin vartësit për kontroll territori kundër mbjelljes së hashashit

Shefat nxjerrin vartësit për kontroll territori kundër mbjelljes së hashashit

Fier – Zhvillohet plani operacional për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në të gjithë territorin që mbulon Komisariati i Policisë Fier.

Në kuadër të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, si dhe në zbatim të planit operacional të hartuar për këtë qëllim, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë vijuar kontrollet masive në terren.

Në zbatim të këtij plani operacional janë angazhuar 100 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Fier, të Sektorit Operacional dhe të Hetimit të Krimit në DVP Fier, me mbështetje edhe të FNSH Fier. Për të realizuar kontrollin e imtësishëm të çdo pjese të territorit të qarkut Fier, këto struktura janë ndarë në 11 grupe kontrolli.

Për kontrollin e territorit janë përdorur edhe 3 dronë që janë në dispozicion të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Janë ushtruar në total 190 kontrolle në ambiente të hapura, sera, minisera, tunele, banesa të braktisura, magazina, objekte të ndryshme etj.

Gjithashtu janë kontrolluar zona të cilësuara me risk dhe zona në të cilat vitet e kaluara është tentuar të kultivohen bimë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të territorit, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Martinë, u gjetën të kultivuar disa fidanë të dyshuara narkotikë cannabis sativa.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Kontrollet masive të territorit do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Fier dhe në këtë kuadër Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, duke denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast që ata konstatojnë apo çdo informacion që disponojnë, në lidhje me rastet e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, si dhe iu garanton qytetarëve anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME