Një makinë ka marrë flakë në ecja e sipër në Autostradën Vlorë – Fier Automjeti ka mare flakë ndërkohë që po qarkullonte. Ndërkohë burimet policorë shpjegojnë se nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar. Eshtë bllokuar dhe trafiku në korsinë që të çon në drejtim të Vlorës.
Në vendin e ngjarjes ndodhet efektivet e zjarrfikëseve .
Ndërsa mjeti është djegur plotësisht.
Mendohet se shkaku i zjarrit në automjet të jetë një shkëndijë elektrike.
Vlorë/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:10, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin A. K, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.