AKTUALITET

Banorët e Divjakës sërish në protestë, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë nga qeveria

Banorët e Divjakës kanë dalë sërish në protestë për të 5 ditë me radhë, duke kundërshtuar ndarjen e re territoriale të mazhorancës qeverisëse, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive, mes tyre edhe Divjaka.

Largimi i shërbimeve, realiteti ekonomik e shoqëror kanë qenë argumentet për të kundërshtuar shkrirjen e bashkisë Divjakë. Protestuesit kanë kërkuar që në shesh për të protestuar. të vijnë më shumë qytetarë e banorë si dhe angazhimin maksimal nga punonjësit e administratës.

Ndër të tjera, banorët protestues janë shprehur se nuk do ndërprerjen protestën deri në momentin që qeveria do të njoftojë anulimin e projektit i cili parashikon shkrirjen e bashkisë. Në fund të fjalimeve protestuesit zhvilluan dhe marshimin në rrugët e qytetit ku bënë thirrje për t’u bashkuar në më shumë qytetarë Divjakës në kauzën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button