AKTUALITETTOP-NEWS

Zjarri në Riban të Mallakastrës del jashtë kontrollit, rrezikon masivin pyjor të Lofkëndit

Zjarri në fshatin Riban të Mallakastrës është përhapur gjatë natës dhe rrezikon masivin pyjor të Lofkëndit. Forcat janë ndarë në dy drejtime. Një pjesë po ndërhyn në Riban, ndërsa pjesa tjetër në Lofkënd. Në terren ndodhen pesë mjete zjarrfikëse dhe 30 efektivë. Operacionit i janë bashkuar edhe 35 punonjës bashkiakë dhe dy autobotë me ujë.

Pritet gjithashtu mbërritja e 35 deri në 40 trupave të Forcave të Armatosura. Ndërhyrja vështirësohet nga terreni, bimësia e dendur dhe intensiteti i flakëve. Sipas autoriteteve, ndërhyrja nga ajri është e domosdoshme për izolimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit.

Zjarri në fshatin Rriban të Mallakastrës është përhapur ndjeshëm gjatë natës, duke marrë përmasa dhe shtrirje të madhe. Aktualisht, flakët paraqesin rrezik të shtuar për t’u përhapur drejt masivit pyjor të fshatit Lofkënd.

Në terren janë përqendruar forcat e ndërhyrjes në dy drejtime, në Rriban dhe Lofkënd, me qëllim frenimin e avancimit të flakëve.

Në operacion janë angazhuar:

  • 5 mjete zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova;
  • 30 efektivë të shërbimit zjarrfikës;
  • 35 punonjës të forcave bashkiake;
  • 2 autobote me ujë;
  • si dhe pritet t’u bashkohen edhe 35–40 trupa të Forcave të Armatosura.

Sipas autoriteteve, terreni i vështirë, bimësia e dendur, shtrirja e madhe e vatrës dhe intensiteti i flakëve e bëjnë tepër të vështirë ndërhyrjen vetëm me forcat tokësore.

Për këtë arsye, vlerësohet si e domosdoshme ndërhyrja nga ajri për izolimin dhe vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button