Thursday, December 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËMehmeti - Ramës: Vuçiçi ka dalë nga kapota e Millosheviçit

Mehmeti – Ramës: Vuçiçi ka dalë nga kapota e Millosheviçit

Publicisti i njohur, Kim Mehmeti, ka folur me tone të ashpra dhe kritike ndaj klasës politike shqiptare. Në foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ku u zhvillua një aktivitet në kuadër të Javës Çame, Mehmeti u shpreh se ndihet keq kur dëgjon që në këtë foltore shpërndahen mesazhe grindjeje dhe jo bashkimi.

Sipas tij është e turpshme që të ulesh në një tryezë me Presidentin e Serbisë dhe të mos i thuash që nuk kam asnjë projekt me ty, derisa të kërkosh falje.

Po ashtu Mehmeti u shpreh se Serbia po bën tregti me viktimat shqiptare, duke theksuar se ata e dinë ku ndodhet varret e shqiptareve të Kosovës, por nuk i tregojnë.

Të heshtësh për gjenocidin çam, atë të Kosovës apo të Srebrenicës, tregon se çfarë njeriu je. Nuk i lejohet këtij tempulli, i lejohet një kafeneje. Si mund të lodhësh duke i numëruar varret e shqiptarëve. Duhet t’i numërojmë deri në fund. Të tjerët vijnë i mbledhin eshtrat e ushtarëve të vet.

Serbia nuk i tregon ku janë varret masive. Ajo bën tregti me viktimat shqiptare. Prandaj them nuk është shqiptare, apo pak shqiptare. Është e turpshme. Të jesh burrështetas shqiptar dhe mos guxosh kolegut tënd grek t’i thuash që pa çuar deri në fund çështjen çame, nuk mund të shkojmë me tej.

Është e turpshme të ulesh me Presidentin serb dhe mos t’i thuash derisa të kërkosh falje, unë nuk kam asnjë projekt me ty. Kur e di që ai është i dalë nga kapota e Millosheviçit”, the Mehmeti.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një aktivitetit të organizuar nga Kuvendi me rastin e Javës Çame.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME