AKTUALITET

Zjarri përfshin pishat në Mallakastër, flakët zgjerohen në Rriban

Një vatër zjarri në zonën e Rribanit në Mallakastër ka marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë që ka favorizuar përhapjen e flakëve.

Zjarri është përhapur me shpejtësi duke përfshirë kurorat e pishave, duke rritur ndjeshëm rrezikun që vatra të zgjerohet edhe në zona të tjera pyjore.

Forcat zjarrfikëse janë angazhuar për të vënë nën kontroll situatën dhe për të frenuar avancimin e flakëve, ndërsa kushtet e vështira atmosferike dhe era e fortë po e komplikojnë ndërhyrjen.

Autoritetet vijojnë monitorimin e zonës, ndërsa banorët janë të lutur të tregojnë kujdes dhe të shmangin çdo veprim që mund të favorizojë përhapjen e zjarrit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button