Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha, ja kush do marrë pjesë në protestën e 7 korrikut

Berisha, ja kush do marrë pjesë në protestën e 7 korrikut

Sali Berisha ka folur sot në mbledhjen e Kryesisë për protestën e thirrur në datën 7 korrik në kryeqytet, duke thënë se ka një rëndësi shumë të madhe.

Ai tha se ajo është protestë e qytetarëve. Por theksoi se PD shkon në këtë protestë “me një koalicion të gjerë me shoqërinë civile, me personalitete aktive në jetën publike dhe me forca politike opozitare të vërteta parlamentare dhe jo parlamentare”.

“Jo si një protestë e PD, por e mbarë qytetarëve shqiptrë. Nuk ka dyshim se roli i PD në organizimin e kësaj është përcaktues, por PD shkon drejt kësaj proteste me një koalicion të gjerë me shoqërinë civile, me personalitete aktive në jetën publike dhe me forca politike opozitare të vërteta parlamentare dhe jo parlamentare. Kanë filluar aktivitetin, takimet por ajo që kërkoj është intensifikimi maksimal i përpjekjeve tona në mënyrë që kjo protestë të shprehë të gjithë shqetësimet e mëdha, problemet madhore me të cilat përballen sot shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME