Aktori Mehdi Malkaj, gjatë një takimi që kryetari i PD-së Sali Berisha zhvilloi me aktivistët, Malkaj, tha se protestat kundër qeverisë të bëhen si qëndresa për Teatrin Kombëtar.
“Unë personalisht do u këshilloja një gjë. Do të thosha se duhet të veprojmë si Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Jemi në vitin e pestë të protestës.
Në shi, në borë, në breshër na kanë ardhur na kanë rrahur dy herë. Na kanë rrahur me dashuri, për të mos gënjyer. I kapën në gjumë njerëzit.
Nuk i nxorën njerëzit, kot shpëtuam. Jemi në vitin e pestë të protestës. Çdo gjë për mua fillon tek liria dhe mbaron tek liria. Derdhet gjak pafund për të fituar lirinë, por duhet më shumë gjak për të mbrojtur lirinë”.