Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi i ftuar në “TMW Radio” foli për situatat e Interit, Milanit dhe Juventusit në merkato.
Ai foli për situatën e Thomas Strakoshës, e ardhmja e së cilit vazhdon të jetë pezull.
“Strakosha duhet të përmirësohet dhe pak më shumë. Mendoj se ai duhet të largohet nga Italia, që të luajë me paqe në mendjen e tij. Në Itali ka shumë presion mes presidentëve, trajnerëve dhe agjentëve”, ishin fjalët e ish-teknikut kuqezi.