AKTUALITETTOP-NEWS

Vrasja makabre e Anesti Ramës, Gjykata e Fierit lë në burg tre të arrestuari

Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të dyshuarit për vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama, ngjarje që tronditi opinionin publik pak ditë më parë në fshatin Frashër të Patosit.

Të akuzuarit, Emalinda Rama, 26 vjeçe (vajza e viktimës), nëna e saj Valbona Rama, 53 vjeçe, dhe Çlirim Dogani, 55 vjeç, u paraqitën sot paradite para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarja Klodiana Keyeziu dhe prokurorja Lorena Sallillari.

Të tre do të hetohen në qeli për akuzën e vrasjes me paramendim dhe bashkëpunim, pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Anesti Ramës, përmes mbytjes me tel, goditjes me sende të forta dhe dëmtimeve në pjesë të trupit, përfshirë zonën intime.

Tre të dyshuarit Emalinda Rama, 26 , vjeçe, nëna e saj Valbona Rama, 53 vjeçe dhe Çlirim Dogani, 55 vjeçari banues në Arapaj.

Ata dolën para trupit gjykues të përbërë nga , gjyqtare Klodiana Kryeziu, prokurore Lorena Salillari dhe avokatët mbrojtës Kastriot Durmishi është për nënnë e bijë Valbona dhe Emalinda Rama ndërsa për Çlirim Doganin avokat është  Nexhip Dautaj.

Avokati i nënë e bijë Kastriot Durmishaj ka pohuar se ato nuk e kan pranuar krimin, cdo herë që pywteshin jepnin deklarata kontradiktore. Avokati kërkoi shtrimin e tyre në spital psiqatrik.
Edhe i akuzuari Dogani nuk e ka pranuar ktimin. Ai ka pohuar se i njihte si qyteyare që udhëtonin me urbanin e tij dhe aagjë më shumë.


Trupi gjykues pasi ka dëgjuar pretencën , të akuzuarit dhe avokatët e tyre vendosi arrest me burg

Sipas burimeve hetimore, motivi i krimit dyshohet të jetë kundërshtimi i një lidhjeje mes vajzës dhe bashkëpunëtorit të saj, ndërsa provat kryesore që rëndojnë mbi ta janë dëshmitë kontradiktore dhe të dhënat nga telefoni i të resë.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa tre të dyshuarit mbeten në paraburgim në pritje të gjykimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button