AKTUALITETTOP-NEWS

Aksident në Levan, një viktimë dhe katër të plagosur

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrethrrotullimin e Levanit nga ku mësohet se janë përfshirë dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja dyshohet se një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Bëhet me dije se të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Ndërkohë grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Mjetet e përfshira në aksident janë një maiknë tip ‘Wolzvagen Passat’ dhe tjetra tip ‘Skoda Fabia’.

Në vëndngjarje ndodhet policia dhe zjarrfikset për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. 

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, automjeti me drejtues shtetasin Ilir Pujo, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Luftar Braçja, 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi L. B. dhe kanë shkuar në spital për të marrë mjekim shtetasi I. P. dhe katër pasagjerë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button