OP/ AN

𝐊𝐮𝐬𝐡 𝐢 𝐢𝐧𝐭𝐢𝐦𝐢𝐝𝐨𝐧 (𝐤𝐞̈𝐫𝐜𝐞̈𝐧𝐨𝐧) 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭?

Nga Tedi Blushi

Ilir Meta mbahet në izolim ekstrem pa asnjë fakt apo provë penale, vetëm me alibinë qesharake se mund të “intimidojë dëshmitarët”, të cilët vetë SPAK i quan “të paqëndrueshëm”. Absurd total për një ish-President Republike pa pushtet ekzekutiv, pa mandat deputeti dhe pa asnjë instrument presioni.

Ndërkohë, Edi Rama, me të gjitha pushtetet në dorë dhe me mijëra prova në kurriz për aferat më të mëdha korruptive e kriminale, lihet i lirë. Ai është i vetmi që realisht mund të intimidojë e madje të zhdukë dëshmitarë, siç ndodhi me ish-Zv/Drejtorin e AKSHI-t, i cili për 10 orë u tret pa nam e nishan.

Pra, alibia e “dëshmitarëve të paqëndrueshëm” kundër Ilir Metës nuk provon gjë tjetër veçse ata janë pengje të SPAK-ut. Dhe ironia më e madhe është se vetë Altin Dumani, që flet për intimidim, ka intimiduar dëshmitarë: një prej tyre hyri në zyrën e tij me teserën e Partisë së Lirisë dhe doli me teserën e PS-së, madje edhe kandidat i Edi Ramës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also
Close
Back to top button