Turistja nga Zelanda e Re pagoi 1.506 euro per 2 kilometra me taksi

Zagreb: Turistja nga Zelanda e Re pagoi 1.506 euro per 2 kilometra me taksi.
Turistja nga Zelanda e Re fillimisht pagoi 1.506 euro për një udhëtim me taksi nga Stacioni Kryesor në Zagreb deri në rrugën Frankopanska, e më pas 150 euro. Rasti u dënua ashpër nga ministri Turizmit, Tonçi Glavina. Ndërsa policia po e heton rastin, “24 sata” shkruan se distanca është rreth 1,9 deri në 2 kilometra, varësisht nga rruga e zgjedhur.
“Çmimi me mjetin tonë, nëse distanca është 2 kilometra, është rreth 4 euro dhe ky çmim nuk ndryshon pavarësisht kohës së ditës, kushteve rugore apo motit”, thotë kompania Taxi 1717.
“Eko Taxi” thekson se udhětimi përmes kěsaj ruge do tě kushtonte afërsisht 5,50 euro, në varësi të adresës së saktë dhe kushteve tě trafikut.
U kontrolluan edhe çmimet e Bolt dhe Uber në aplikacion. Ato ndryshojnë sipas lojit të makinës së porositur për transport. Çmimi për kětë rrugë varion nga 3,30 euro deri ne 6,60 euro për një makinë premium. Nëse do të përdorej Uber për një distancë prej dy kilometrash në qendër të Zagrebit, çmimi do të ishte nga 4,20 deri në 6,36 euro.
“Nëse kjo është bërë qëllimisht, dhe duke giykuar nga ajo që publikojnë mediat duket se është kēshtu, per njerëz të till absolutisht nuk ka vend në turizmin kroat apo ně ofrimin e shërbimeve për turistët vendas ose të huaj. Pres qe shoqatat profesionale tẽ reagojnë dhe ti çrrēnjosin keto raste, sepse një sieljie e ill’i na shkakton dëm të madh dhe hedh hije mbi punën e dhjetëra mijëra punëtorëve të turizmit që krijojnë imazhin e Kroacisë si një destinacion shumë i mirë dhe si një vend me mikpritës të shkëlayer”, tha ministri.
Ai githashtu shtoi se Enti Kroat i Turizmit është në kontakt me turisten në lidhje me këtë rast dhe do tě gjejä mēnyrë pếr ta kompensuar atë.









