Blegtorët e Myzeqesë drejt falimentimit: Tufat po zhduken, baxhot po mbyllen (video)

Blegtorët e vegjël drejt falimentit, ulet çmimi i grumbullimit të qumështit, disa u kërkojnë dhe analizat. Tufzat po zhduken, baxhot po mbyllen, fshatrat po boshatisen
Blegtorët e vegjël në fshatra të Fierit po ndeshen me ulje të reja të çmimit të grumbullimit të qumështit por në disa raste u kërkojnë të kryejnë analizat çdo ditë të qumështit gjë që ndikon në rritje të kostos.
Blegtorë të vegjël të fshatrave Verri, Topojë, Seman, Seman Sektor e pohojnë këtë fakt. Blegtorët pohojnë se kanë nga tre apo katër krerë lopë, marrin mesatarisht nga 20 apo 30 litra qumësht në 24 orë dhe çmimi i shitjes së qumështit tek baxhot e vogla ua grumbullojnë me 60 lekë litri , ndërkohë që ai i deles apo dhisë me 85 lekë litri ( me sezone kur ka). Blegtorët thonë se nuk u del por nuk kanë çfarë të bëjnë sepse u duhet të jetojnë.
Blegtorët pohojnë se ka kosto mbajtja e tyre, çmimin grumbulluesit e ulin si të duan, grumbullohen në kafene vendosin çmimin. ( biseda në stalle)
Në disa raste grumbullues qumështi u kërkojnë blegtorëve të vegjël që të bëjnë analizat e qumështit saherë që e dorëzojnë tek baxhot, por kryerja e tyre rrit koston, baxhot ua marrin me 60 lekë litri, ta mbajmë nuk kemi kushte se prishet, thonë ata
Çdo ditë që kalon tufzat familjare me bagëti të imta apo gjedhë po shkojnë drejt zhdukjes, si pasojë baxhot po zhduken, çka ka bërë që popullsia të iki jashtë vendit për një jetë më të mirë duke boshatisur fshatrat e Myzeqesë.









