Ngraçani në Mallakastër lëngon shpopullimin, banorët: Dikur në shkollë kishte 300 fëmijë (foto e video)

Mallakastër – Fshatin Ngraçan ndodhet në një nga zonat më të thella të Mallakastrës. Rruga kryesore e këtij fshatin është shtruar me rërë bituminoze nga inxhinjeri i naftës Bahri Shanaj ish drejtori i Albpetrolit në vitet 1995 dhe që nga ajo kohë nuk është investuar më.
Banorët thonë se amortizimi i rrugës është bërë e pakalueshme në afro 2 km të rrugës çka ka bërë që banorët arsimdashës të fshatit ta braktisin duke shkuar në qytete të tjera të Shqipërisë por dhe në emigracion, gjë që po mbyll edhe dyert e shkollës. Viti arsimor do të nisi disa ditë më pas por në shkollën e këtij fshati por nga 300 nxënës dikur kanë mbetur vetëm 9 nxënës , një klasë e bashkuar ku mësimi kryhet sa për të kaluar radhën.
Të moshuarit e mbetur në fshat tregojnë se i ka marr malli për nipër e mbesa. Dikur shkolla e rrugët gumëzhinin nga zërat e tyre ndërsa sot çdo gjë e shurdhët.






Banorët pohojnë se kryesore është rruga, fshati ka pasur dikur afro 300 familje ndërkohë që tashmë kanë mbetur afro 60 prej tyre dhe kryesishtë mosha të treta. Edhe pse janë ankuar në bashkinë e këtij rrethi ka vetëm premtime dhe jo punë dhe investime për banorët e këtij fshati.
















