OP/ AN

Pika e vlimit!

Nga Bledian Koka – Sot, E ngarkuara me pune e SHBA-se Nancy VanHorn ka njoftuar sot se SHBA i ka shpallur lufte totale bandave kriminale te trafikimit nderkombetar te droges duke perfshire edhe ato te bandave shqiptare qe jane me aktive ne kete drejtim! Besoj se sot kjo eshte ngjarja me e rendesishme qe ka ndodhur ne keto 30 vitet e fundit per Shqiperine.

Ne deklaraten e shperndare per mediat, e ngarkuara me pune ka artikuluar ne prononcimin e saj edhe fjaline se “për ta arritur këtë, ne do të thellojmë bashkëpunimin me qeveritë që përputhen me këtë nivel fokusi dhe angazhimi. Puna jonë do të bazohet në interesa të përbashkëta konkrete, jo në fraza boshe apo ideologji”.

Cdo te thote kjo. SHBA e qartazi ka identifikuar se ne kete beteje me bandata e trafikut te droges, qeveria e Edi Rames ka treguar se ajo e ka aleancen me ata qe sot jane kundershtaret e interesave te sigurise kombetare te SHBA-se e te Shqiperise po te doni, qe jane bandat kriminale te trafikut nderkombetar te droges.

Sot SHBA ka ndare linjen per te pare njehere e mire se kush qendron ne krah te interesve kombetare per luften kunder krimit dhe droges, dhe kush qendron ne anen tjeter. Fale Zotit opozita qendron ne “anen e duhur te historise”, kur Edi Rama JO!

p.s…sa per “heroin e femijeve tane”, mandati i tij si kryeSpakist ka mbaruar, bashke me ditet e lavdishme pa lavdi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also
Close
Back to top button