POLITIKË

Kryemadhi: S’më hëngri politika, por shokët!


“Tani jam më e lirë. Të vetmin ndryshim që kam sot, është se në mëngjes, nëse më parë në krevat kisha Ilir Metën, sot kam Borën. S’kam pasur titull më parë. Kam qenë në shërbim të të rinjve.”, tha ajo përballë gazetares Nisida Tufa, në emisionin ‘Kjo javë’ në News24.

Kryemadhi tha se kanë qenë shokët politikë ata që e ‘hëngrën’ politikisht.

“Mua s’më hëngri politika, por shokët. Historitë u përdorën për të larguar Monikën. Po të shikosh të gjithë historikun e Monikës, ka promovuar vetëm të rinjtë. Largimi im, largoi mekanizmin e barazisë. Erdhën njerëz nga rruga që e rrudhën partinë”, tha Kryemadhi.

Duke u ndalur te divorci, Kryemadhi tha se fëmijët e saj i rriti më shumë ndarja e prindërve të tyre.

Fëmijet janë shumë të rritur. Divorci i rriti akoma më shumë. Nuk e mendonin. Por janë shumë të qetë, të pjekur. Janë të lënduar nuk diskutohet, por për shkak të shkollimit të tyre, mendojnë ndryshe. Tani po njohin tamam nënë dhe babanë. Na shihnin njerëz hermetik dhe robot”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button