Emrat/ Shkatërrohen grupe kriminale në Tiranë, në pranga 25 persona

Policia e kryeqytetit ka finalizuar një operacion të gjerë antidrogë, duke goditur një rrjet të strukturuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës. Sipas njoftimit të bluve, janë identifikuar 44 anëtarë të këtij grupi, ndërsa për 25 prej tyre është ekzekutuar masa e sigurisë. Gjashtë persona të tjerë ishin arrestuar gjatë pesë muajve hetime, ndërsa 13 të dyshuar vijojnë të kërkohen.
Disa nga personat e arrestuar janë:
Denis Sageri
Anton Lusha
Artan Rraja
Renaldo Loka
Olsjan Guri
Ardian Cara
Klaudjo Zelija
Abdyl Dule
Ervis Zuna
Kevin Beci
Feliks Dangellia
Fatjon Murataj
Klodian Dreni (Muhameti)
Bojken Billa
Idriz Peti
Aurel Huna
Frans Meta
Ronaldo Dumani
Mateo Muça
Liman Tota
Gjithashtu gjatë kontrolleve në banesa dhe ndaj personave u sekuestruan 2.4 kg kokainë, 16 kg lëndë narkotike Resin, 22 kg vaj kanabisi, sasi të tjera kanabisi, 121 200 euro, një pistoletë, 3 armë gjahu, qindra fishekzjarrë, 28 celularë, peshore elektronike dhe 4 automjete.









