BOTA
Krim brutal në Itali, burri 78-vjeçar vret me thikë gruan e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë qytetin Vareze në veri të Italisë. Renato Bianchi, 78 vjeç, ka qëlluar me thikë disa herë gruan e tij, Mariella Chiari, 81 vjeçe. Viktima ndërroi jetë në vend brenda shtëpisë së tyre.
Sipas mediave italiane, e bija e çiftit, një mbesë e mitur, ndodhej në shtëpi dhe njoftoi menjëherë autoritetet. Në vendngjarje mbërritën shpëtimtarët dhe karabinierët, por për gruan ishte tepër vonë. 78-vjeçari u arrestua dhe akuzohet për vrasje








