AKTUALITETTOP-NEWS

Vjosa dhe Semani dalin nga shtrati – përmbytje në disa fshatra të Fierit, një familje e evakuuar (video)

Reshjet intensive të orëve të fundit kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të prurjeve në lumenjtë Vjosë dhe Seman, duke sjellë dalje nga shtrati në disa zona të qarkut Fier.

Në shtratin e Vjosës, uji ka dalë nga shtrati në fshatrat Kashisht – Çerven – Ferras, por brenda argjinaturave, pa shkaktuar dëme në banesa jashtë tyre.

Sipas të dhënave nga strukturat vendore, ka prezencë uji në tokat bujqësore të Kashishtit dhe Çervenit në një sipërfaqe prej 50–60 hektarësh.

Nga fshati Çerven është evakuuar një familje me dy anëtarë, si masë sigurie.

Në oborret e 30 ndërtesave brenda argjinaturave ka prezencë uji:
• Kashisht – 5 banesa
• Çerven – 4 banesa
• Ferras – 21 banesa

Ndërkohë, si masë paraprake, është bërë stakimi i pompave në stacionin e ujit të pijshëm në Kafaraj, duke ndikuar në furnizimin me ujë të qytetit të Fierit.

Edhe situata në lumin Seman paraqitet e rënduar. Në fshatin Kallm, lumi ka dalë nga shtrati, por brenda argjinaturave, pa rrezikuar banesa.

Niveli i prurjeve vijon të mbetet në kuotë kritike, duke arritur 7.3 metra në matjet e bëra nga Bashkia Fier në urën e Mifolit.

Der në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.
Strukturat vendore dhe Forcat e Armatosura ndodhen në terren dhe janë në gatishmëri për çdo situatë evakuimi apo ndërhyrjeje emergjente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button