BOTA
Shqiptarët veshin kuqezi sheshin qendror të Athinës

Atmosfera festive e Ditës së Pavarësisë është ndier edhe në qendrën e Athinës.
Siç shihet edhe në pamje shqiptarë të shumtë kanë dalë të festojnë me flamurin kombëtar dhe me këngë patriotike në qendër të kryeqytetit grek.
Shqiptarët kanë krijuar një atmosferë të veçantë, duke ia marrë edhe valles në qendrën e Athinës me këngët patriotike.

Sheshi “Syntagma” mori një pamje të veçantë ndërsa nuk raportohen incidente. Pamjet janë shpërndarë edhe nga mediat më të mëdha greke.









