Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedRezoluta e PE/ Brnabiç: S’e kam të qartë

Rezoluta e PE/ Brnabiç: S’e kam të qartë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, thotë se nuk e ka të qartë rezolutën e Parlamentit Evropian, i cili u miratua dje ku bëhet thirrje që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje bazuar në njohje reciproke.

Brnabiq, ka thënë se dokumenti s’i përket Komisionit Evropian, pasi Komisioni thotë një gjë, kurse Parlamenti Evropian thotë një tjetër, shkruan Pink.rs, transmeton Express.

“Komisioni Evropian në dokumentin e tij zyrtar, qëndrimin negociator për kapitullin 35, që në rastin tonë ka të bëjë me Kosovën dhe normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, nuk përmend asnjë fjalë njohjeje, por thotë normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Prishtinën. “, tha Brnabiç.

Ajo shtoi se për sa i përket asaj, “topi” është në fushën e Brukselit.

“Dhe është thjesht domethënëse, e rëndësishme, interesante për mua… të shoh se si do ta ndryshojnë saktësisht qëndrimin negociues kur ju keni pesë shtete anëtare të BE-së që nuk e njohin të ashtuquajturën Republikën e Kosovës. Dhe si atëherë na kërkojnë neve të bëjmë diçka që nuk e respektojnë të gjitha shtetet anëtare të BE-së?” ka thënë Bërnabiç.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME