AKTUALITET

“Pse më vodhe kanaçet”, policia arreston familjen rome pas sherrit

Levan- “Pse më vodhe kanaçet?”, ky ka qënë shkaku që motra është zënë me të vëllanë e më pas ka nisur sherri e dajaku mes tyre e fëmijëve të tyre.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur mes dy familjeve në lagjen rome në Levan. Vllai banote afër me motrën. Motra e tij ka dyshuar se i vllai bashkë me gruan e tij i kishin marrë një thes me kanaçe. Pasi e ka marr vesh motra shkon e debaton me vllanë, pse më vodhe kanaçet. I vodhe , si vodha kanë debatuar më pas ka ardhur gruaja e vllait por dhe burri e fëmijët e saj. Debati ka degjenuar me ofendime e më pas ka plas dajaku. Bile, burime informacioni thonë se nipi i goditi makinën dajës dhe nga frika se mos e arreston policia ka ikur në drejtom të paditur.

Policia

Forcat policore arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 42 vjeç, banues në Levan, bashkëshorten e tij, shtetasen L. M., 42 vjeç, djalin e tij, shtetasin A. M., 20 vjeç, si dhe shpallën në kërkim djalin tjetër, shtetasin A. M., 18 vjeç, pasi dyshohet se kanë dhunuar vëllanë e shtetases L. M., shtetasin K. O., 39 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen K. O., 35 vjeçe. Gjithashtu, kanë dëmtuar xhamat e automjeteve në pronësi të shtetasit K. O. Punohet për kapjen e 18-vjeçarit;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button