SPORTTOP-NEWS

I priti penalltinë sulmuesit polak, portieri shqiptar merr “çekun” nga presidenti i klubit grek

Gara për kreun në Superligën e Greqisë është bërë e ashpër mes Olympiacios, PAOK dhe AEK.

Pikërisht këta të fundit morën fitore “dramatike” në derbin e Athinës ndaj Panathinaikos me shifrat 3:2.

Një rol tepër të rëndësishëm luajti edhe portieri i Kombëtares Thomas Strakosha, i cili i priti penalltinë në minutën e 28 sulmuesit polak Swiderski.

Pas ndeshjes presidenti i klubit të AEK-ut Marios Iliopoulos shkon në dhomat e zhveshjes dhe mban fjalim.

Por kjo nuk është e gjitha, fillimisht Iliopoulos përqafon Strakoshën dhe në fund…200 mijë euro për ekipin pas këtij triumfi në derbi.

Ja fjalimi i plotë: “Duhet të vazhdojmë kështu.

Dhe duhet të bëjmë njësoj edhe në Europë.

Na nevojitet, e meritojmë, ju e meritoni, trajneri e meriton, të gjithë e meritojnë. Duhet të tregojmë këtë performancë në Europë. 200 mijë…”   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button