LIFE STYLE

Ledioni ndan pamjet për sezonin e ri të “Big Brother VIP”

Me datën e nisjes tashmë të zyrtarizuar për në 20 dhjetor, moderatori Ledion Liço ka treguar se përgatitjet për natën e parë të “Big Brother VIP” kanë hyrë në fazën finale.

Teksa publiku e ka të qartë tashmë ditën e startit, Liço ka ndarë me ndjekësit në Instagram imazhin e skaletës së “Episodit 1”, si dhe momente pune nga studioja ku shfaqet duke u konsultuar me ekipin teknik.

Këto detaje vijnë si një konfirmim vizual se struktura e spektaklit është gati dhe puna po vijon me intensitet të lartë.

Publikimi i skenarit sinjalizon se gjithçka është kopsitur për natën hapëse, ndërsa e vetmja enigmë e mbetur për teleshikuesit janë emrat e personazheve që do të bëhen pjesë e shtëpisë këtë të premte dhe dy opinionistët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button