OP/ AN

Kur edhe fundi nuk ka fund!

Nga Mentor Kikia – Historia e bandës Agasi-AKSH, nuk është thjeshtë një histori korrupsioni. Korrupsioni është lule!

Kjo është e frikshme dhe një arsye që ne të tjerët që kemi mbetur këtu të na japin azil në mënyrë kolektive në ndonjë vend të BE-së.

Një figurë politike, një institucion i rëndësishëm shtetëror, një biznesmen ekskluziv dhe një zyrtar i lartë policie, funksiononin si organizatë kriminale.

Nuk paracaktojnë tenderat kundrejt rryshfetit. Jo jo, edhe më keq. Nëse dikush prish punë(prish pazaret) e rrëmbejnë, e marrin peng, e çojnë “tek vendi”, dhe pastaj ai tërhiqet, kërkon falje dhe zhduket nga qarkullimi.

Domethënë zv/drejtori i policisë së kryeqytetit rrëmben një biznesmen që ta detyrojnë të tërheqë ankimimet për garat që i fitonte vetëm një kompani.

O Perëndi na mbaj edhe këtë çikë mendjeje që na ka mbetur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button