Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedÇmimet e larta/ Mijëra protestues i vënë zjarrin shtëpisë së kryeministrit, detyrohet...

Çmimet e larta/ Mijëra protestues i vënë zjarrin shtëpisë së kryeministrit, detyrohet të japë dorëheqjen

Mijëra protestues kanë sulmuar sot shtëpinë e kryeministrit të Sri Lankës dhe i kanë vënë zjarrin, disa orë pasi kryeministri tha se do të jepte dorëheqjen kur të formohej një qeveri e re me dakordësinë e të gjitha partive politike në vend.

Në ditën më të madhe të demonstratave këtë të shtunën, gjithashtu turmat sulmuan edhe shtëpinë dhe zyrën e presidentit.

Në videot e publikuara në mediat sociale, dallohet tymi i kuq në qiell ndërsa flakët pushtojnë godinën.

Zyra e kryeministrit Ranil Wickremesinghe tha se protestuesit u futën me forcë në shtëpinë e tij në Colombo të shtunën në mbrëmje.

Nuk është e qartë nëse kryeministri ishte brenda në momentin e sulmit.

Ai tha më herët se do të japë dorëheqjen vetëm kur të gjitha palët të kenë rënë dakord për një qeveri të re.

Gjithashtu protestuesit sulmuan edhe pallatin presidencial, ndërsa presidenti zotohet të japë dorëheqjen këtë fundjavë pas disa ditësh demonstratash kundër rritjes së kostos së jetesës./ Dailymail/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME