OP/ ANTOP-NEWS

“Fieri kundër Baçit” – Takimi i Salianjit kthehet në mesazh të drejtpërdrejtë për Berishën

Tur takimesh dhe ndalesë strategjike në Fier

Ervin Salianji ka nisur prej kohësh turin e takimeve në disa qytete të vendit, ndërsa ndalesa e radhës do të jetë ditën e nesërme në kinoteatrin e qytetit të Fierit. Një takim që, sipas burimeve konfidenciale, po përgatitet me angazhim maksimal për të garantuar një pjesëmarrje sa më të gjerë.

Organizim nga “kundërshtarët e brendshëm”

Sipas informacioneve nga radhët demokrate, organizimi i takimit nuk po bëhet vetëm nga mbështetësit e Salianjit, por në masë të madhe edhe nga kundërshtarët e deputetit të PD-së Luan Baçi. Këta të fundit synojnë që përmes këtij takimi të japin një sinjal të fortë politik në qendër.

Mesazhi për Berishën: Sa mbështet Baçin, na ke kundër

Burimet theksojnë se mesazhi që demokratët e Fierit kërkojnë t’i përcjellin kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, është i qartë dhe pa ekuivok:
sa kohë që Luan Baçi vazhdon të mbështetet në Fier, një pjesë e demokratëve nuk do të rreshtohen pas drejtimit aktual.

Sipas tyre, Baçi nuk ka prodhuar rezultate konkrete në drejtimin e Partisë Demokratike në Fier dhe ka krijuar përçarje të thellë brenda strukturave. Pjesmarrja e demokratëve në protesta ka qënë apatike dhe rezultati i fundit i zgjedhjeve për deputetë 12 me 4 për socialistët.

Mbështetje për Salianjin si presion politik

Mbështetja ndaj Ervin Salianjit, sipas të njëjtave burime, nuk vjen domosdoshmërisht si zgjedhje politike afatgjatë, por si një formë presioni ndaj Berishës për të rishikuar drejtimin lokal të PD-së në Fier dhe për të zgjedhur një figurë unifikuese.

Dy rrugë për PD-në e Fierit

Demokratët e Fierit, sipas këtij qëndrimi, i vendosin Berishës dy alternativa:

Zgjedhjen e një drejtuesi që bashkon të gjitha grupimet brenda PD-së dhe rikthen besimin te baza;

Ose vijimin me figura të kontestuara, çka, sipas tyre, e dëmton më tej  Partinë Demokratike në këtë qark.

Takimi i nesërm pritet me pjesëmarrje të lartë

Në këtë klimë politike, takimi i Salianjit në kinoteatrin e Fierit pritet të shënojë një pjesëmarrje të konsiderueshme, jo vetëm si aktivitet elektoral, por si reagim ndaj pakënaqësisë së akumuluar në radhët e demokratëve lokalë.

Lëvizje në Mallakastër dhe Lushnjë

Ndërkohë, burime jozyrtare bëjnë me dije se Salianji ka zhvilluar takime kokë më kokë edhe me ish-drejtues të Partisë Demokratike në Mallakastër, si dhe me një figurë me ndikim të fortë në zonën e Lushnjës. Këto zhvillime pritet të verifikohen në ditët në vijim, gjatë takimeve që Salianji do të zhvillojë në këto zona.

Fieri, prova e parë politike

Takimi i nesërm në Fier shihet si një provë e rëndësishme politike, jo vetëm për Ervin Salianjin, por edhe për drejtimin aktual të Partisë Demokratike në qark, duke u kthyer në një test të drejtpërdrejtë për lidershipin qendror të PD-së. A do të ketë pjesmarrje në takimin e Saljanjit nesër? Do dominojnë demokratë apo qytetarë (elektorat gri apo dhe socialistë të zhgënjyer)?. Gjithsesi yë presim takimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button