TECH

Pas rreth një viti bllokim, qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri

Rrjeti social “TikTok” do të jetë i aksesueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë pas rreth një viti bllokimi, masë e cila u mor nga qeveria pak muaj pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, pas një sherri që nisi mes tyre pikërisht në këtë rrjet social.

Këshilli i Ministrave ka marrë sot vendimin për hapjen e aplikacionit pas bllokimit më 13 mars 2025.

Në vendimin thuhet se “Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibemetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, ndërmerr veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit të kësaj platforme”. 

Kryeministri Edi Rama pati deklaruar asokohe se mbyllja do të ishte e përkohshëm dhe se aplikacioni do të rihapej sapo të arrihej dakordësia me kompaninë kineze për vendosjen e filtrave, për shkak të efektit të pretenduar negativ mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button