AKTUALITET

Plas dajaku në qarkun Fier, 7 raste në 24 orë

Fier – Nxehen gjakrat në qarkun Fier, disa raste të përdorimit të dhunës në familje e shoqëri ku policia ka shoqëruar dhe ka paisur me urdhër mbrojtje shtatë persona në 24 orët e fundit

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin D. H., 46 vjeç, banues në fshatin Drenovë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-G. F., 60 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-Th. S., 62 vjeç, dhe I. B., 53 vjeç, të dy banues në Fier, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-E. S., 62 vjeç, dhe R. S., 57 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. R., 27 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, pasi për motive të dobëta, ka goditur me derën e automjetit një shtetase 66-vjeçare, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin G. L., 26 vjeç, banues në fshatin Gramsh, Lushnjë, pasi, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një automjet një shtetasi me pretendimin se do ta blinte. Po punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button