AKTUALITET

Blackout energjitik në Fier: Gjysma e qytetit pa drita, dy qytetarë të bllokuar në ashensorë

Fier – Largimi i Belinda Ballukut nga çdo funksion ekzekutiv në qeverinë “Rama 4”, duke mbetur për momentin thjesht deputete e Kuvendit të Shqipërisë, duket se nuk është shoqëruar me asnjë reagim festiv nga socialistët fierakë.

As fishekzjarre si një herë më parë, por postime në rrjete sociale si “Forca Lali” por për Belindën janë shpërndarë statuse në rrjete sociale dhe ndërkohë Fierit këtë të diel i “fikën dritat”, nga institucioni që “varej” nga drejtuesja politike e qarkut Fier Belinda Balluku.

Një blackout energjitik ka përfshirë gati gjysmën e qytetit të Fierit, duke lënë pa energji elektrike  lagje dhe institucione këtë mëngjes të së dielës. Zona të tëra nga Bishanaka, tek kryqëzimi i Sharrës, Shkolla e Muzikës, selia e Partisë Socialiste në Fier, stacioni i trenit, si dhe Grecalli, kanë mbetur për orë të tëra pa furnizim me energji.

Mungesa e energjisë elektrike ka sjellë jo vetëm bllokimin e aktiviteteve të përditshme, por edhe situata problematike për qytetarët.

Sipas burimeve në terren, disa persona kanë mbetur të bllokuar nëpër ashensorë, duke krijuar panik dhe shqetësim, veçanërisht për të moshuarit dhe familjet me fëmijë.

Deri në këto momente, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga OSHEE apo institucionet përgjegjëse, ndërsa qytetarët kërkojnë shpjegime për ndërprerjen e papritur të energjisë dhe kohën e rikthimit të saj. Mësohet se grupet e punës të OSHE-së janë në terren për gjetjen e difektit e riparimin e tij.


Në një ditë pushimi, ku shumë familje ishin në shtëpi, Fierit nuk i munguan debatet politike, por i mungoi drita — duke shtuar edhe më shumë pakënaqësinë dhe ironinë mes banorëve.

Reagim

Burime informacioni pohuan se kish qënë një difekt i një fideri që kish sjell stakimin e enetgjisë elektrike për disa zona. Pas gjetjes e riparimit të difektit është rikthyer furnizimi me energji elektrike në zonat e prekura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button