AKTUALITET

Dhunohet avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i Metës përfundon në spital

Avokati i njohur Kujtim Cakrani, është dhunuar ditën e sotme në Vlorë.

Raportohet se Cakrani, i cili është përfaqësuesi ligjor i ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta, është goditur ditën e sotme pas një sherri të ndodhur në një pikë karburanti në qytet.

Sipas informacioneve më të fundit, Cakrani ndodhet aktualisht i shtruar në Spitalin e Vlorës, ku po merr ndihmë mjekësore në repartin e kirurgjisë.

Burime bëjnë me dije se avokati është konfliktuar me disa persona në një pikë karburanti, për arsye që ende nuk janë bërë të qarta. Gjatë konfliktit, ai dyshohet se është goditur në fytyrë me derën e një makine, duke pësuar dëmtime që kanë kërkuar ndërhyrje mjekësore.

Ndërkohë, dinamika e plotë e ngjarjes mbetet ende nën hetim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button