AKTUALITET
Aksident në aksin Lushnje–Berat, një i plagosur rëndë

Lushnje – Një motoçikletë është përplasur me një autoveturë në aksin rrugor Lushnje–Berat, pranë fshatit Stan-Karbunarë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes, me fraktura në këmbë dhe dëmtime në kokë.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve. Paraprakisht dyshohet se motoçikleta ka tentuar të futet në një pikë karburanti dhe është përplasur me një mjet tip “Opel”.
Aksi i vjetër Lushnje–Berat ka trafik të ulët, pasi lëvizjet kryesore kryhen në rrugën e re që shmang kalimin brenda fshatrave.









