AKTUALITETTOP-NEWS

Tension në Këshillin e Mandateve, prokurorët largohen nga mbledhja

SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun. Kjo ka krijuar tensione në Këshillin e Mandateve, ku prokurorët janë larguar nga mbledhja.

Këshilli i Mandateve u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Vendimi për thirrjen e Këshillit erdhi pas kërkesës së Komisionit Europian që Kuvendi të trajtojë pa vonesa kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Mbledhja zhvillohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO-së që kishte shkarkuar Ballukun nga funksionet publike. Pritet vendimi i Këshillit të drejtuar nga Niko Peleshi mbi kërkesën e SPAK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button