BOTA

Edhe Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë

Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi lajmet se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka humbur jetën si pasojë e sulmeve të koordinuara SHBA-Izrael. Duke iu përgjigjur pyetjes së rrjetit NBC News mbi këtë informacion, Trump u shpreh se është i vërtetë.

“Nuk dua të hyj në detaje, por informacioni tregon se ai është vrarë,” tha presidenti.

Ai shtoi se Khamenei është përgjegjës për shumë vrasje dhe ka shkaktuar shkatërrim tek populli dhe vendi.

“Ai ka vrarë shumë njerëz, ka shkatërruar familje të tëra dhe ka rrënuar vendin,” theksoi Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button