LIFE STYLETOP-NEWS

Diploma në pikëpyetje/ Gjenerata Z po i kthen shpinën arsimit të lartë në favor të aftësive praktike

Të dhëna të reja nga Indeed tregojnë një ndarje të fortë mes brezave në mënyrën si amerikanët e vlerësojnë arsimin e lartë. Ndërsa vetëm 20% e Baby Boomers shprehen se pendohen për shpenzimet për universitetin, një shifër shumë më e lartë, 51% e të diplomuarve të Gjeneratës Z-mendojnë se diploma nuk ia ka vlejtur barrën financiare.

Ky skepticizëm në rritje po ushqehet nga një trend i ri në tregun e punës, i fokusuar te aftësitë konkrete (“skills-first”), ku 52% e shpalljeve të punës në Indeed nuk kërkojnë më domosdoshmërisht arsim formal. Ndërkohë që tarifat e studimit vazhdojnë të rriten, shumë të rinj përballen me punësim nën nivelin e tyre dhe me borxhe, të cilat 38% prej tyre thonë se kanë kufizuar drejtpërdrejt zhvillimin e karrierës.

Kjo zhgënjim po çon në një ndryshim të madh drejt rrugëve alternative të karrierës: 83% e të rinjve tani i shohin profesionet praktike si një zgjedhje më të sigurt financiarisht sesa një diplomë tradicionale 4-vjeçare. Edhe pse ky orientim i kompanive drejt aftësive specifike është ende në zhvillim, mesazhi nga brezi më i ri i fuqisë punëtore është i qartë: kthimi i investimit për një diplomë bachelor nuk është më i garantuar.

Për një brez të formuar nga pragmatizmi ekonomik, fokusi po zhvendoset shpejt nga mbledhja e diplomave drejt zotërimit të aftësive teknike që kërkohen më shumë në treg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button