Zjarrin në pallatin te “Farmacia 10”/ Zbardhen emrat e katër të arrestuarve

Katër persona janë arrestuar në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për zjarrin e rënë në një pallat 12-katësh në Tiranë ditën e djeshme, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga autoritetet.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, një prej të arrestuarve është menaxheri i një marketi në zonë, i cili dyshohet se mund të ketë lidhje me rrethanat që çuan në përhapjen e flakëve. Sakaq, në pranga ka përfunduar edhe administratori i pallatit.
Hetimet janë ende në zhvillim dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e zjarrit dhe përgjegjësitë përkatëse të personave të përfshirë
Konkretisht në pranga ka rënë inxhinieri, Enver Admi, kontraktori i fasadës Altin Furtuna, administratori i pallatit Agron Cara, si dhe menaxherja e Big Market që ndodhej në katin e parë të pallatit, Razie Sula.









