LIFE STYLE

Bes Kallaku bën dedikimin për partneren: Paqja e shpirtit tim!

Bes Kallaku, që prej momentit kur ndau me ndjekësit lajmin se ka nisur një lidhje të re pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj, nuk ka reshtur së bërë dedikime publike për partneren e tij.

Fraza “Trendafil në kohë lufte” ka një domethënie të veçantë për Besin, pasi ai e ka përjetësuar atë edhe si tatuazh në krah. Tatuazhi shoqërohet me një datë, e cila duket se mban një rëndësi të veçantë për të dhe partneren e tij të re, duke shtuar më shumë kureshtje te ndjekësit.

Lexo edhe:

Londrimi fiton BBVK-4! Ja renditja e finalistëve të tjerë

Së fundmi, aktori dhe këngëtari ka publikuar edhe një këngë të re, e cila nga shumë fansa është interpretuar më tepër si një “thumbim” ndaj ish-bashkëshortes, sesa thjesht si një krijim artistik. Edhe pse në tekst nuk përmenden emra, disa vargje janë parë si referenca të drejtpërdrejta ndaj ndarjes së bujshme nga Xhensila.

“Janë thënë ç’a s’janë thënë,
Por hiç s’i përfilli,
Mes meje e teje,
Dihet kush është thëngjilli”,
thuhet në këngë, ndërsa më tej ai shprehet:

“Kur të tjerëve i jep shpirtin, ata dun me ta pi gjakun;
Ligësia e ca njerëzve as me djallin nuk krahasohet, se dhe djalli ofendohet”.

Në një tjetër pjesë, Besi duket se pranon hapur një periudhë të vështirë personale:

“U zhyta edhe n’vese, po, po, e vërtetë,
Por a m’pyeti njeri: O Bes, ç’a ke, pse nuk flet?”.

Ai vijon me vargje reflektuese:

“E vërteta ka me dal vonët ose herët;
Sot jam t’u paguajt borxhet që kam marrë për të tjerët”.

Pavarësisht aludimeve, Bes Kallaku nuk ka konfirmuar publikisht se kënga i dedikohet ish-bashkëshortes dhe nënës së dy fëmijëve të tij. Që prej divorcit, ai ka zgjedhur të mos flasë drejtpërdrejt për ndarjen, edhe pse disa deklarata të tij janë interpretuar shpesh si “diss-e”.

Ndërkohë, pas divorcit, Besi ka gjetur sërish dashurinë. Ishte vetë ai që, përmes disa fotove në rrjetet sociale, konfirmoi se është në një romancë të re me një vajzë të quajtur Ejona.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button