Urgjente / Apel për ndihmë. Ka humbur një 13 vjeçar.

I zhdukur prej dy ditësh, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e 13-vjeçarit Flavio
Një 13-vjeçar me emrin Flavio rezulton i larguar nga banesa prej dy ditësh, duke ngritur shqetësim të madh tek familjarët e tij. Ata bëjnë apel për ndihmë nga qytetarët që mund ta kenë parë ose që kanë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e të miturit.
Familjarët kërkojnë bashkëpunimin e kujtdo që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, duke theksuar se çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i vlefshëm.
Kushdo që mund të ketë informacion është i lutur të kontaktojë në numrin e telefonit: 069 354 6048.(babai i 13 vjeçarit) ose në Policinë Vendore të qytetit ku jeni.
Çdo informacion mund të ndihmojë në gjetjen e 13-vjeçarit.









