MAGAZINË

“E tronditur” – reagimi i Rihanna pas sulmit ndaj shtëpisë së saj

Këngëtarja Rihanna ka përjetuar momente frike pasi shtëpia e saj në Beverly Hills u qëllua me armë zjarri të dielën, më 8 mars.

Sipas burimeve për revistën People, incidenti ishte “tmerrues” për artisten, megjithatë fatmirësisht askush nuk u lëndua. Ajo ndodhej në shtëpi kur një grua e identifikuar nga policia si Ivanna Ortiz, 35 vjeç, dyshohet se hapi zjarr ndaj rezidencës së saj me një pushkë të tipit AR-15. E dyshuara u largua fillimisht nga vendi i ngjarjes, por më vonë u arrestua nga policia dhe u akuzua për tentativë vrasjeje.

Burime pranë këngëtares tregojnë se incidenti e ka frikësuar shumë atë.

“Edhe pse ka një ekip shumë të fortë sigurie, është e frikshme të kuptosh se diçka e tillë mund të ndodhë. Rihanna dëgjoi të shtënat, por në fillim nuk e kuptoi çfarë po ndodhte. Ajo nuk e kupton pse dikush do të synonte familjen e saj,” tha burimi.

Sipas Los Angeles Police Department, policia u njoftua për të shtëna rreth orës 13:15 sipas kohës lokale. E dyshuara u arrestua pasi policia gjeti makinën e saj në një qendër tregtare në Sherman Oaks Galleria. Autoritetet konfirmuan se arma u sekuestrua dhe hetimi është ende në vazhdim. Të shtënat goditën kryesisht portat dhe muret e jashtme të rezidencës, ndërsa nuk u raportuan të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button