MAGAZINË

FOTO/ Megan Fox nuk pyet për moshën, tërbon rrjetin me imazhe joshëse

Aktorja amerikane Megan Fox ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen pas rikthimit të saj në Instagram, këtë herë me një set të ri fotosh. Ajo publikoi të hënën një seri imazhesh ku shfaqet më seksi se kurrë.

Në fotosetin e saj, Fox, e cila do të mbushë 40 vjeç pas disa javësh, shtrihet mbi dyshemenë e studios, teksa shkruan: “Dashuria ishte përbindëshi më i egër”, me mediat që aludojnë se i është referuar marrëdhënies së saj të komplikuar me ish-partnerin Machine Gun Kelly.

Ky i fundit komentoi menjëherë, duke shkruar: “I lumtur që kemi një fëmijë” duke iu referuar vajzës së tyre, Saga Blade, e lindur në mars 2025.

Ky është postimi i dytë i Megan Fox që nga rikthimi i saj në Instagram pas një mungese prej gati një viti, gjatë së cilës ajo kishte fshirë tërësisht llogarinë e saj.

Fox dhe Machine Gun Kelly e anuluan fejesën në vitin 2024 dhe aktualisht kujdesen së bashku për vajzën e tyre, si dhe për tre djemtë e Megan Fox nga martesa e saj e mëparshme me Brian Austin Green

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button