POLITIKË

Votimi i Kuvendit për Ballukun, Petraj zbulon detajet: Ja ku gaboi SPAK

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në nje studio televizive, ka komentuar votimin e sotëm në Kuvend, ku 82 vota rrëzuan kërkesën e SPAK për deputeten Belinda Balluku.

Petraj tha se gabimi i SPAK-ut ishte që në fillim. Sipas tij, institucioni duhet t’i ishte drejtuar menjëherë Kuvendit dhe jo të kërkonte fillimisht pezullim e më pas të shkonte në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, pretendimet se zonja Balluku në detyrë pengonte hetimin nuk qëndrojnë.

Sa i përket pretendimeve për kërcënime, ai tha se nëse këto janë të vërteta, atëherë duhet të kishte persona të arrestuar.

Pjesë nga biseda:

Petraj: Unë nuk kam qenë asnjëherë anëtar i asnjë partie politike. Nuk e njoh administratën publike; jam marrë me profesionin tim. Kemi një betejë politike mes dy palëve, ku opozita kërkon që marrëdhënien me drejtësinë ta shndërrojë në betejë politike edhe në ato ambiente, aq më tepër në Parlament, me qëllim që të tregojë se jemi përballë një korrupsioni. Kemi edhe një mospërputhje me qëndrimin e ndërkombëtarëve. E vetmja gjë që ata thoshin ishte: lini drejtësinë të punojë. Unë nuk po shikoj ndonjë pengesë për drejtësinë.

Borakaj: Mosheqja e imunitetit nuk është pengesë?

Petraj: Kushdo që të ishte, qoftë edhe për rastin Berisha, Ahmetaj apo Tahiri, imuniteti nuk ka qenë asnjëherë pengesë për SPAK-un, i cili e ka nisur hetimin në vitin 2021 pas kallëzimit të Alibeajt dhe Bashës. Nëse do të kishte dalë ndonjë akuzë e re, përveç pabarazisë në tendera, do të kishim parë ndonjë lëvizje tjetër.

Marrëdhënia për të qenë në unison me zonjën Balluku bëri që grupi i PS ta mbështeste, pasi ajo ka kontributin e saj. Beteja politike që u bë me raportin e paraqitur disa ditë më parë nga Alibeaj, i cili tha se ishte raporti i tij, synonte të krijonte një përplasje dhe një çoroditje për kundërshtarin, por nuk arriti deri aty. Unë e shoh një analizë jo të përmbajtur nga SPAK-u; duhet të ishin më konkretë. Mënyra se si shkoi çështja në Parlament dhe në Gjykatën Kushtetuese la shumë dritëhije.

Muçollari: Ju po thoni se SPAK nuk është sjellë mirë.

Petraj: Nuk ka qenë bindës në hapat që ka ndërmarrë.

Borakaj: Ai ashpërsoi dorën.

Petraj: Problemi është se kur kërkohet vendimi i pezullimit, unë i qëndroj sërish mendimit se ishte një vetëvrasje kushtetuese. Pas 3–4 ditësh shkuan në Këshillin e Mandateve; atë duhet ta kishin bërë që në fillim.

Muçollari: Ju e shihni shqetësimin te SPAK apo te grupi parlamentar i PS?

Petraj: Ata do ta mbronin edhe po të ishte në PD.

Muçollari: Nuk flasim kështu.

Petraj: Por nuk flasim dot si në Norvegji.

Muçollari: Ne flasim për si duhet të jetë.

Petraj: Do të kalojnë vite dhe prapë do të ketë mangësi. Njeriun e zot ne e kemi dëbuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button