SPORT

Broja rikthehet në fushë, sinjale pozitive për Kombëtaren

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, është rikthyer në fushë pas më shumë se një muaji mungesë, duke dhënë një sinjal inkurajues për kuqezinjtë në prag të ndeshjeve të radhës.

Futbollisti shqiptar luajti rreth 10 minuta në takimin e Premier League mes Burnley dhe Bournemouth, duke shënuar kështu rikthimin e tij pas 35 ditësh jashtë fushave për shkak të dëmtimit.

Shtatlarti nga Malësia e Madhe duket se e ka lënë pas problemin fizik dhe tashmë është në dispozicion për sfidat e radhës. Rikthimi i tij konsiderohet një lajm shumë pozitiv edhe për Kombëtaren shqiptare, që së shpejti do të nisë grumbullimin për ndeshjen e rëndësishme ndaj Polonisë.

Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, pritet të shpallë javën e ardhshme listën e futbollistëve të grumbulluar, ndërsa gjithçka lë të kuptohet se Broja do të jetë pjesë e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button